Albania - Polyglot 네트워크

당신의 도시명을 적으세요: CREATE A NEW MEETING HERE!
Albania Polyglot 네트워크에 오신 것을 환영합니다!

“Sa gjuhë di, aq herë njeri je.”

Mirë se erdhët në “PolyglotClub.com”. Ky është një forum, pjesëmarrësit e të cilit janë student gjuhë-mësonjës  nga e gjithë bota. Forumi do t’ju ndihmojë në përvetësimin e gjuhëve të huaja nëpërmjet komunikimit me folës vendas. Mëgjithëse për ndonjë kjo faqe mund të jetë e vështirë për t’u përdorur, të jeni të sigurtë se është forma më e mirë e organizimit të saj dhe se kjo nuk e cënon aspak, në çfarëdo mënyre, kontributin që jep secili individ. Sapo të mësoheni me të, do ta keni më të lehtë ta përdorni. Përdorni në veçanti opsionin e kërkimit të shokëve. Në këtë mënyrë do t’i gjeni me lehtësi përsonat që mund t’ju ndihmojnë në mësimin e gjuhës, e, pse jo, të zini edhe miqësi të reja, duke shtuar kështu një arsye më shumë për mësimin e gjuhës që po studioni apo dëshironi të praktikoni.

Po ashtu, do të gjeni edhe video të ndryshme. Këto janë të postuara nga përdorues të zakonshëm të kësaj faqeje, të cilët kanë interesa në njohjen e popujve, kulturave dhe gjuhëve. Do t’ju këshilloja që, videot t’i përzgjidhni me kujdes, pasi, nëse jeni fillestar në një gjuhë, mund të mësoni diçka gabim dhe, për ta korrigjuar këtë, do t’ju duhet afërsisht 6 herë më shumë energji nga ç’do t’ju duhej për të mësuar diçka të re. Por nëse jeni njohës i përparuar i gjuhës, atëherë ndihuni të lirë që, me ndërgjegje pastër e me moral mirë, të lini komentet tuaja për videot, me qëllim që të ndihmoni edhe të tjerët që janë më pak të përparuar që të shmangin disa gabime në të cilat mund të bien. Në këtë mënyrë bëhemi faktorë ndërtimor të mirë në këtë forum, gjë për të cilën kam besim të madh.

Por le të jetë po aq e rëndësishme sa edhe arsyet e tjera, ajo, sipas së cilës, duhet të tregoni me sjelljen tuaj kulturën dhe vlerat e një shqiptari, si dhe vlerat më të larta morale, për aq sa të keni mundësi. Në këtë mënyrë tregoni veten tuaj dhe, në sytë e të huajve, edhe njëfarë karakteri të përgjithshmën të bashkëkombasve tanë. Të mos ju errësojnë gjykimin e shëndoshë problemet politike që po kalon vendi, e as ndonjë kriminel. Këto nuk përbëjnë diçka të jashtëzakonshme për botën dhe nuk jemi ne i vetmi vend që provojmë të tilla gjërash. Prandaj mos flisni keq për vendin tuaj duke i përgjithësuar shembujt negative tek i gjithë populli ynë. Fatkeqsisht një prirje të tillë e vërej tek  disa prej bashkëkombasve tanë.

Kjo faqe është duke u përkthyer në shqip. Ju lutem, ndihmoni me sinqeritet dhe përpikmëri. Çdo përkthim është vepër e një gjysmë-shkrimtari dhe kryhet për t’u lexuar dhe jo si normë. Një pjesë të kësaj pune po e kryej edhe vetë. Jeni të lutur të me jepni sygjerime dhe, po ashtu, të kontriboni edhe ju vetë në të. Kjo është një mënyrë e mirë bashkëpunimi dhe ushtrimi mësimor. Fundja, jemi këtu për të mësuar. laugh

Nëse vendosni të jeni kontribues, ju lutem të ndiqni stilin e deritanishëm. Shkruani ‘ë’-të, ‘ç’-ët dhe përdorni formën zyrtare të të drejtuarit të tjerëve, pra ‘ju’ e jo ‘ti’. Shkruani një shqipe të pastër zyrtare. Kjo nuk është vepër letrare.

E mbyll këtë prezantim të shkurtër duke cituar një fjali nga pasaporta e Zogut (jo për çështje politike, por vetëm për kuptimin që mbart ajo)

“Kur jeni jashtë atdheut, dashuria për ‘të është e madhe. Ruajeni këtë dashuri edhe kur të ktheheni.”

Dhe në termin ‘dashuri’, përfshihet edhe respekti, morali i mirë, mirësjellja ndaj të huajve dhe aftësia për të kuptuar tjetrin.

Për çdo sygjerim a diçka tjetër, ju lutem të më shkruani këtu. Do t’ju përgjigjem sa më parë të mundem.



댓글
  • 22 댓글
Thomdwarf profile picture Thomdwarf   
Hi, do you know a website to learn Albanian? Please
Do not hesitate to contact me if you want to learn french
    4 주 전
FIORELA5 profile picture FIORELA5   
Hi
    March 2017
redona profile picture redona   
Hello
    October 2016
klaudia92 profile picture klaudia92   

Hello people! :D

    September 2012
  • Alebma profile picture Alebma   
    Kush do jete sot ne festen e organizuar nga polyglot club?
      November 2013
  • Alebma profile picture Alebma   
    Pershendetje te gjitheve
      November 2013
  • klaudia92 profile picture klaudia92   
    Congtatulations Albanian Network administrator!
      October 2012
  • Albania에서 열리는 모임을 찾을 수 없습니다.
Create Event (Albania)
회원들
  • philosopher1 profile picture
  • dajana2017 profile picture
  • new_profil profile picture
  • gledjan_mu profile picture
  • ilva4 profile picture
  • marisa_mar profile picture
  • ArtanBekaj profile picture
  • Ardithoxha profile picture
  • Xhulja profile picture
  • daniel285 profile picture
  • Egnis_H profile picture
  • ada_cerma profile picture
  • ALEKSANDERGJOMARKAJ profile picture
  • eniss_peci profile picture
  • vasil_zgou profile picture
  • Arbana profile picture
  • D_H profile picture
  • miranda_al profile picture
  • Rabiamay profile picture
  • gazmir10 profile picture
  • Kristi2002 profile picture
  • rali_vesha profile picture
  • olga_klimu profile picture
  • Learn_Albanian profile picture
  • zamirah profile picture
  • akademia_i profile picture
  • anxhela_ru profile picture
  • arian_mori profile picture
  • alba_alba profile picture
  • alex_zhi profile picture
  • Zaremi profile picture
  • sufaj_suad profile picture
  • EsmeraldaDida profile picture
    aln
  • fidaim_hox profile picture
  • Lunina23 profile picture
  • fb_1507309026 profile picture